Mjekë për Gjermaninë, si i humbi Shqipëria 3 miliard euro (VIDEO)

Kur një mjek shqiptar i sapodiplomuar largohet drejt Gjermanisë, ai merr me vete një vlerë investimi rreth 100 mijë euro nga Shqipëria, kontribues të së cilës janë familja, shteti dhe shoqëria shqiptare.

Sipas ekspertëve, i njëjti investim në Gjermani kushton 390 000 Euro.

Të lidhura

None found

Duke punësuar një mjek të diplomuar në Shqipëri, shteti gjerman kursen 390 mijë euro investime që mund t’i përdorë diku tjetër.

E thënë ndryshe 110 milion eurot që Bashkimi Evropian i dhuroi Shqipërisë si ndihmë për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, Shqipëria i ka parapapaguar vetëm me transferimin e 280 mjekëve që kanë emigruar në vende e BE-së.

Ose, për rreth 3 000 mjekët dhe 5 000 infermierët që janë larguar vitet e fundit, Shqipëria ka kontribuar në sistemin shëndetësor të BE me më shumë se 3 miliardë euro. /abcnews


Shtuar 18.04.2020 15:54