Metës thirrje mazhorancës: Mos ndërhyni në kushtetutë

Presidenti i vendit Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një mesazh të fortë për mazhorancën, duke i kërkuar të mos ndërhyjë në Kushtetutë.

Kreu i Shtetit ka zgjedhur shprehjen e Abraham Lincoln për t’iu drejtuar qeverisë, e cila ka paralajmëruar se më 30 korrik do të votohen në Kuvend ndryshimet kushtetuese

“Mos ndërhyni në asgjë në Kushtetutë. Ajo duhet të ruhet, sepse është e vetmja mbrojtje e lirive tona”, është shprehja e Lincoln, e publikuar nga Presidenti.


Shtuar 28.07.2020 08:03