Meta i kthehet ashpër Ramës: Situata është kritike në Shqipëri

“Në rastin e Shqipërisë, situata është edhe më kritike se kudo tjetër, për shkak të një qeverisjeje të mbrapsht që nuk respekton liritë, të drejtat dhe dinjitetin e njeriut…”

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka shprehur shqetësimin për largimin masiv të të rinjve.

Të lidhura

None found

Ai ia ka vënë gishtin “qeverisjes së mbrapshtë”, që sipas tij, nuk respekton liritë, të drejtat dhe dinjitetin e njeriut.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, presidenti pohon se shqiptarët e duan integrimin europian, dhe kjo arrihet falë reformave të guximshme, të shpejta dhe të prekshme, që rikthejnë shpresën tek të rinjtë. Në të njëjtën kohë garantojnë të ardhmen e sigurtë europiane.

Statusi:

Të gjitha vendet e rajonit tonë kanë një armik të përbashkët: Shpopullimin, veçanërisht largimin masiv të të rinjve.

Në rastin e Shqipërisë, situata është edhe më kritike se kudo tjetër, për shkak të një qeverisjeje të mbrapsht që nuk respekton liritë, të drejtat dhe dinjitetin e njeriut, ka shkallmuar shtetin e së drejtës, refuzon sundimin e ligjit, dhunon brutalisht demokracinë dhe provokon rëndë paqen sociale.

Të gjitha vendet në rajon, veçanërisht Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina, e duan integrimin europian, që nuk duhet të jetë thjesht retorikë për të marrë financime nga Komisioni Europian dhe institucionet e BE-së, por që në radhë të parë kërkon reforma të guximshme, të shpejta dhe të prekshme, që rikthejnë shpresën tek të rinjtë dhe garantojnë të ardhmen e sigurtë europiane të vendeve tona.


Shtuar 5.10.2020 15:26