DETAJET/ Po korrnin misër në arë, vdes 16 vjeçar ndërsa babai po lufton për jetën

Mesditën e sotme në Berat ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku mësohet se ka ndërruar jetë një 16 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në Lapardha të Beratit ku mësohet se i riu ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Mësohet se 16 vjeçari ka qenë duke korrur misër në parcelë bashke me të atin dhe ka prekur telat e korrentit, ku fatkeqësisht ka humbur jetën.

I ati ka tentuar të shpëtojë djalin, por nuk ka mundur, ndërsa edhe këtë të fundit e ka përplasur rryma elektrike dhe është dërguar ne spital. /albeu.com/


Shtuar 5.10.2020 15:20