Meta i ekzaltuar, qytetari nga SHBA: Jemi një grup, do të vijmë në Shqipëri në 2 mars!

Presidenti Ilir Meta vazhdon përgaditjet për tubimin e 2 Marsit.

Meta ka replikuar me një qytetar me origjinë shqiptare në SHBA, i cili i ka shprehur Metës mbështetjen e madhe të tij dhe të një grupi shqiptarësh.

Qytetari:

“Edhe në nga Miçhigan, SHBA, ku jemi, një grup që punojmë dhe mbrojmë interesat e vendit tonë, do të vijmë në 2 mars atje sot.

President, për lirinë dhe demokracinë. Çdokush lufton dhe e mbron, edhe pse jemi përtej Atlantikut.

Meta:

Mirë se vini edhe ju nga Amerika në 2 mars në bulvardin “Dëshmorët e Kombit”. Shpresoj që në pak vite të ktheheni përgjithmonë.

Siç e tha edhe papa Francesku në Tiranë “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë e tyre”.

Dhe Presidenti nuk e ka lënë me kaq, po e ka ftuar emigrantin edhe për një kafe pas mitingut. “Pas tubimit ju pres edhe për një kafe”. /albeu.com/


Shtuar 22.02.2020 15:50