Mësuesi i shkollës i infektuar me COVID 19, gazetarja përlotet në lidhje direkte: Kam vajzën aty (VIDEO)

Ditën e sotme u raportua se një mësues nga shkolla private “Omiros” në Korçë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Teksa raportonte për Abc news, gazetarja Lediona Xheladinaj është përlotur teksa ka thënë se dhe vajya e saj studion në këtë shkollë.

“Unë jam edhe vetë prind që ka një fëmijë në shkollën ‘Omiros’ dhe thuhet se edhe stafi mjekësor është detyruar për të dërguar këtë sms në grup te prindërit për të patur kujdes. Nuk është dhënë anjë sqarim nga ana e drejtorisë se për kë mësues bëbet fjalë, është shtetas grek apo shqiptar. Duhet thënë se është një shqetësim ky për prindërit të cilët kanë mbetur të shtangur. Unë ju kërkoj ndjesë edhe për shqetesim që po përcjell në këtë lidhje direkte…sapo ka ardhur njoftimi”, th gazetarja, ndërsa nuk mban dot lotët.

Të gjithë prindërit, janë njoftuar sot me anë të një letre ndërkohë që mësuesi rezulton prej një jave i prekur nga COVID 19.

Nisur nga kjo situatë prindërve dhe fëmijëve do u duhet të qendrojnë të izoluar pasi rrezikojnë të jenë të infektuar.


Shtuar 17.03.2020 13:32