Maska mendohej se ishte një masë mbrojtëse kundër koronavirusit, por tashmë është kthyer në një mjet të mirëfilltë propagande mediatike.
Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e ftuar në një televizion informativ, shfaqet para kamerave e “maskuar” dhe shumë e kujdesshme në respektimin e masave antikovid, të vendosura nga ministria ku ajo vet është zv.ministre, por që respektimi i ketyre masave mbaron sapo fiket kamera.
Siç e shihni në foton e mësipërme, propagandës bajate të televizionit i cili nxjerr moderatorët e lajmeve me maska në ekran, gjë që nuk ka asnjë logjikë pasi ata janë të vetëm para kamerës, i bashkohet edhe zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.
Edhe ajo bën rolin e “vigjilentes” para kamerave, por që gjithcka harrohet sapo përfundon transmetimi i drejtpërdrejtë, dhe zv. ministrja jo vetëm që heq maskën por edhe nuk ruan distancën fizike me moderatorin.
Kot nuk thonë, “Bëni siç them unë, por mos bëni siç bëj unë”. /albeu.com/