Marrëveshja historike Emiratete Arabe-Izrael, si e sheh Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila u konsideruar si historike për rajonin e Lindjes së Mesme.

Rama në postin e kreut të OSBE-së, thotë se kjo është një marrëveshje frymëzuese dhe shpreson që të frymëzijë edhe të tjerët në rajon për të ndjekur këtë rrugë.

“Kjo është me të vërtetë frymëzuese dhe uroj me gjithë zemër që të frymëzojë të tjerët në rajon të ndjekin me të njëjtin frymë dhe të punojnë së bashku për një të ardhme të madhe të përbashkët për të gjithë njerëzit e tyre. Urime për të tre miqtë e shkëlqyer të Shqipërisë (SHBA, Izraelin dhe Emiratet)”, shkruan Rama në Twitter.


Shtuar 13.08.2020 17:05