“Mall” dhe municion luftarak, arrestohet 30-vjeçari në Pogradec

Një 30-vjeçar është vënë në pranga në qytetin e Pogradecit. I riu është kapur me drogë, armë dhe municion luftarak.

Pas informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe​ armë të ftohta organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e tij në lagjen nr. 1 në Pogradec.

Gjatë kontrollit trupor të ushtruar shtetasit M. Y., 30 vjeç, banues në Pogradec. iu gjetën 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si edhe më tej gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 thikë, 2 copë fishekë armë zjarri tip pistoletë, një radio marrëse-dhënëse, një shkop gome, një detektor që shërben për kontroll fizik personash dhe 1 palë pranga.

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Arrestohet në flagrancë një 30-vjeçar.

Sekuestrohet drogë, armë e ftohtë, municion luftarak, radio policie dhe sende të tjera si të policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe​ armë të ftohta organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e tij në lagjen nr. 1 në Pogradec.

Gjatë kontrollit trupor të ushtruar shtetasit M. Y., 30 vjeç, banues në Pogradec. iu gjetën 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si edhe më tej gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 thikë, 2 copë fishekë armë zjarri tip pistoletë, një radio marrëse-dhënëse, një shkop gome, një detektor që shërben për kontroll fizik personash dhe 1 palë pranga.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


Shtuar 18.06.2020 12:44