La amanet të varrosej në Shqipëri, italiani i martuar me shqiptare gjendet i vdekur në banesë

Një shtetas italian, i cili ishte martuar prej 20 vitesh me një shqiptare është gjetur i pajetë në banesën e tij, në katin e dytë të një pallati në Kavajë.

News 24 raporton se italiani kishte humbur kontaktet me familjarët e tij, në Itali, që prej orës 08:15 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk ju është përgjigjur thirrjeve të tyre në telefon.

Viktima mësohet se është shtetasi Xhuzepe Klemente, rreth 70 vjeç, i cili mësohet se kishte pasur probleme të shumta shëndetësore në të kaluarën.

Në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune dhe dyshimet e para janë që ai mund të ketë ndërruar jetë për shkak të ndonjë sulmi në zemër.

I moshuari italian kishte lënë amanet para se të ndahej nga jeta që të varrosej në Shqipëri.


Shtuar 25.07.2020 15:19