Deputeti Murrizi ka treguar se Kuvendi miratoi me 97 vota pro marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.
Deputetët që votuan kundër janë: Adriatik Alimadhi, Halil Jakimi, Myslim Murrizi, Korab Lita, Halit Valteri, Ylli Shehu.
Sot Kuvendi votoi me 97 vota pro marrëveshjen e arritur në 5 Qershor në Këshillin Politik, mes PS-së, PD-së, LSI-së dhe opozitës brenda parlamentit.
Ndërkohë 6 deputetë nuk kanë votuar, dhe 4 të tjerë kanë votuar abstenim.
Marrëveshja e 5 Qershorit, që lidhet kryesisht me administrimin e zgjedhjeve, u miratua pas shumë diskutimesh në Këshillin Politik, dhe me ndërmjetësimin e fortë të amerikanëve. Fillimisht opozita brenda Kuvendit u tërhoq nga miratimi i kësaj marrëveshje, duke ngritur pretendimet e saj për listat e hapura dhe për ndryshimet Kushtetuese.
Rama, që duket se ishte dhe ideatori i të gjithë kësaj, pranoi ndryshimet Kushtetuese, duke lënë të pakënaqur PD dhe LSI, të cilët janë shprehur se me miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë që pritet të ndodhin javën e ardhshme, praktikisht është zhbërë marrëveshja e arritur në 5 Qershor.
Sipas Ramës, PS nuk ka marrë asgjë në marrëveshjen e 5 Qershorit, dhe se ai do të shtypte butonin për Lulzim Bashën.