Kush është shqiptarja që mund të ketë lidhje me rrëmbimin e 4 vjeçares (FOTO LAJM)

Një vajzë me origjinë shqiptare, ish e dashura e Christian Bruecke është shpallur në “kërkim” nga Interpoli.

Policia beson se ish-e dashura e Christian Bruecker, mund të japë të dhëna jetike për zhdukjen e Madeleine McCann.

Nakscije Miftari ishte e dashura adoleshente e Christian Brueckner, njeriut që besohet gjerësisht se është përgjegjës për zhdukjen e katër-vjeçares në Portugali në vitin 2007.

Autoritetet gjermane kanë lëshuar një njoftim të kuq në listën e Interpolit për kapjen e menjëhershme të Nakscije Miftarit, për të cilën ata besojnë se mund të mbajë informacione thelbësore për rastin e Madeleine McCann.

Detektivët në Britani dhe Gjermani duan ta pyesin atë për atë që di për të kaluarën e Brueckner, veçanërisht kohën e tij në Portugali.

Brueckner joshi vajzën shqiptare pasi u transferua në një shtëpi në një pjesë të lagjes së Braunschëeig, një qytet industrial në Gjermaninë veriore.

Ai më vonë e çoi vajzën me nënshtetësi gjermane dhe origjinë shqiptare në Portugali në 2014, por ajo u deportua përsëri në Gjermani më pak se një vit më vonë pas akuzave për kriminalitet.

Megjithatë, çifti u nda dhe Nakscija raportoi Brueckner në polici për dhunë.


Shtuar 8.06.2020 19:09