Ku do të ndërtohen lagjet e reja në Tiranë për të prekurit nga tërmeti

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u diskutua për zonat e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit që la pas shumë shkatërrime.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha në deklaratën për mediat se kjo “ecën përpikmërisht sipas kalendarit të miratuar Programi i Rindërtimit”.

“Kemi miratuar për shpalljen e zonës së re për zhvillim në Shijak, në Kurbin, Lac, jemi duke folur për një zonë tjetër që do ndërtohet nga Turqia, njësia tjetër ne Thumanë, Krujë.

Në Krujë 2 zona, Bubq që ka një dëmtim të një madhësie te madhe në territor e Fushë Krujë, në Durrës, shpalljen e një zone.
Në Vorë një zonë, në Kavajë një zonë në qytet.

Në Tiranë kemi miratuar 9 zona të reja për zhvillim, nga “5 maji”, zona e Autotraktorëve, zona e Kombinatit, në njësinë 11 Universiteti Bujqësor i Tiranës, në Baldushk, zonë e re në Ndroq, zonë e re në Vaqarr dhe në Zall Herr.

Këto dy muaj qeveria ka bërë nga A e procedurave ligjore deri te shpallja e zonave që citova më lart. S’bëhet fjala për të ndërtuar shkel e shko, por mbi bazën e procedurave, ligjit, e standarteve bashkëkohore, duke përfshirë ato antisizmike. Sot firmoset kontrata për hartimin e modeleve dhe në 6 shkurt do kemi modelet. Ju lutem aplikoni sa më shpejt”, tha Ahmetaj.


Shtuar 31.01.2020 12:45