Falsifikoi dokumentet për tokën, arrestohet ish zyrtari në Theth

Një shtetas është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Tomë Shyti, 56 vjeç banues në fshatin Theth, akuzohet se ka falsifikuar dokumentat për tokën për qëllime përfitimi.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, të DVP Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim, Tomë Shyti, 56 vjeç, banues në fshatin Thethë, Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim të formës së prerë Nr.917, datë 22.11.2018, e ka dënuar me 2 (dy) vite burg, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme

Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur sekuestro preventive për rreth 41.500 m2 tokë në zonën turistike të Thethit, e dyshuar si e regjistruar në emër të disa shtetasve të ndryshëm, në bazë të dokumenteve të falsifikuar, të përpiluar nga ish-kryetari i Komunës Shalë (Theth), Dedë Tonaj, në bashkëpunim me ish-vartësit e tij, Tom Shyti dhe Gjovalin Lokthi.

Prokuroria e Shkodrës është në përfundim të hetimit për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” për tre ish-zyrtarët, ndërkohë që ka marrë lejen nga gjykata për caktimin e masës së sekuestros për pronat e shpërndara prej tyre, në bazë të procedurave fiktive dhe jo-ligjore.


Shtuar 31.01.2020 12:48