Kryemadhi takoi Yuri Kim, ambasada e SHBA zbardh bisedën

Ditwn e sotme ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas takimit të djeshëm që ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Ambasada shkruan se Kim u përqëndrua në rëndësinë e ecjes përpara me reformat zgjedhore të rekomanduara ngha OSBE-ja.

Më tej shtohet se ambasadorja dhe Kryemadhi biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimin e klimës së biznesit për të rritur mundësitë ekonomike për shqiptarët

“Gjatë bisedës së saj me Kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi më 11 shkurt, Ambasadorja Kim u përqëndrua në rëndësinë e ecjes përpara me reformat zgjedhore të rekomanduara nga OSBE-ja dhe mirëpriti angazhimin demokratik të LSI-së për të siguruar miratimin e saj sa më shpejt.

Ambasadorja dhe Kryemadhi biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimin e klimës së biznesit për të rritur mundësitë ekonomike për shqiptarët”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.


Shtuar 12.02.2020 15:46