Koronavirusi prek Shqipërinë, Meta paralajmëron konferencë urgjente

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të ketë këtë pasdite një komunikim me gazetarët në institucionin e Kreut të Shtetit.

Siç bëhet e ditur nga zyra e shtypit pranë Presidencës, komunikimi është parashikuar të mbahet në orën 18:15.

Kujtojmë se në vendin tonë deri më tani janë konfirmuar si mbartës së këtij virusi vdekjeprurës 2 persona, babë e bir, që kishin ardhur nga Firence në Shqipëri përmes rrugës tokësore.

Aktualisht një tjetër person i është nënshtruar analizave.


Shtuar 9.03.2020 16:56