Koronavirusi prek edhe SHISH-in, një i infektuar në Shkodër

Një ndër të prekurit me COVID-19 në Shqipëri është edhe një punonjës i SHISH në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se ai e ka marrë virusin nga një kontakt i tij familjar, ndërkohë që në Shkodër mbetet shqetësuese përhapja e Covid në institucionet shtetërore.

Më herët gjatë ditës së sotme në Shkodër janë zbuluar 3 raste të reja në Gjykatën e Apelit, ndërsa prej kohësh spitali i qytetit vazhdon të prodhojë raste të reja.


Shtuar 24.06.2020 10:45