Koronavirusi nuk ndalet, 763 viktima në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe

763 njerëz me koronavirus kanë humbur jetën 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe, duke e çuar numrin total në 18.100.

Kjo shifër nuk përfshinë vdekjet në komunitet, në vende të tilla si shtëpi kujdesi.

Në Angli, në 24 orët e fundit humbën jetën 665 persona, duke e çur totalin në 16.227.

Në Skoci, shifrat e fundit treguan se numri i vdekjeve ditore u rrit me 77, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në spital në 1,062.

Në Uells, 15 vdekje të tjera në spital janë raportuar, ndërsa në total 624 persona kanë humbur jetën.


Shtuar 22.04.2020 14:37