KORONAVIRUSI/ Ndalohen operacionet e planifikuara në spitale, cilat bëjnë përjashtim

Pas mbledhjes së qëverisë lidhur me situatën aktuale në Shqipëri ku deri më tani janë konfirmuar dy raste nga koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa të tjera.

Manastirliu tha se është marrë vendim për kufuzimin e ndalimin ndërhyrjeve operatore të planifikuara duke përjashtuar ndërhyrjet për patologjitë malinje.

“S’do ketë asnjë ndalim sa i përket shërbimeve kirurgjikale të urgjencave, që do vijojnë në normalitet.

Këto masa nuk cënojnë aspak shëndetin e qytetarëve por vendosim rregulla për të përforcuar masat pa cënuar shërbimin dhe duke ofruar garanci për ata që janë në nevojë.

Shtetasit që hyjnë në Shqipëri dhe vijnë nga zonat e kuqe që do vetëkarantinohen në banesat e tyre për 14 ditë”, shtoi Manastirliu.


Shtuar 9.03.2020 11:26