Të gjithë besimtarët katolikë festojnë sot Pashkët. Ndryshe nga herët e tjera, ata nuk patën mundësi të merrnin pjesë në meshë si pasojë e koronavirusit, por kanë marrë mesazhe dhe kanë ndjekur ceremoninë me anë të rrjeteve sociale dhe mediave.
Një urim në këtë ditë të veçantë vjen dhe nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, kreu Bujar Spahiu, i cili uron gjithë besimtarët dhe jep shpresë për ditë më të bukura.
Kjo ditë duhet të na shtojë më tepër lutjet e përbashkëta për ditë më të mira për vendin tonë.
PASHKË TË GEZUARA!, uron Spahiu, në Facebook.
Postimi i plotë
Sot Kisha Katolike dhe Vëllazëria Ungjillore festojnë Pashkët!
Ndryshe nga herët e tjera kur i bënim urimet tek njëri-tjetrit, sot i urova me anë të telefonit miqtë e mi, Kreun e Kishës Katolike, Mons. George Frendo, dhe Presidentin e Vëllazërisë Ungjillore, z. Ylli Doçi.
Me këtë postim dua gjithashtu të uroj dhe çdo familje të krishterë, Gëzuar Pashkët.
Festat fetare, kanë përcjellë gjithmonë frymë harmonie dhe vlera njerëzore, aq më tepër në këto kohë të vështira që po kalon populli ynë dhe e gjithë bota.
Mesazhet e shpresës dhe mesazhet e ditëve të bukura janë ato për të cilat të gjithë kemi nevojë. Kjo ditë duhet të na shtojë më tepër lutjet e përbashkëta për ditë më të mira për vendin tonë.
PASHKË TË GEZUARA!/albeu.com