Kërcënoi Drejtorin e burgjeve me jetë, çfarë e nxorri zbuluar autorin

Vetëm pak kohë më parë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili u kërcënua me jetë.

Me një SMS në celular, personi në fjalë e kërcënonte për atë vetë por edhe për familjen.

Së fundmi ai është identifikuar si Muharrem Zilja. Ai akuzohet për kanosje dhe keqpërdorim të thirrjeve telefonike.

Mësohet se Zilja kishte hedhur kartën nga e cila nisi SMS, por tek aparati celular vendosi numrin tjetër të bashkeshortes, duke e harruar si detaj numrin IMEI.

“Të kemi çuar fjalë me njerëz dhe duhet të tërhiqesh, ndryshe ke për ta pësuar keq ti dhe familja jote”, shkruhej në tekstin e mesazhit dërguar në muajin nëntor të 2019-s në telefonin e drejtorit të Burgjeve.

Burimet thanë se Muharrem Zilja, dyshohet se është shtyrë nga një grup kriminal për kërcënimin e Agim Ismailit, por gjatë marrjes në pyetje, ai i ka mohuar akuzat.


Shtuar 3.02.2020 10:31