Keni probleme me shtyrjen e kredive? Rama jep mesazhin e rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të rëndësishëm në lidhje me problemet që kanë qytetarët me bankat dhe pagesat e kredive.

Për këta qytetare, Rama njofton së Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një kanal ankesash në faqen e saj.

Rama thekson se:

“Për çdo rast, nëse nuk gjeni mirëkuptim me bankat/subjektet ku keni kredinë mund t’i drejtoheni Bankës së Shqipërisë, për të zgjidhur këtë situatë duke na shkruar në adresën e email-it:

🟢[email protected]”.

🔴 PËR TË GJITHË ATA QË HASIN PROBLEME ME BANKAT PËR SHTYRJEN TREMUJORE TË DETYRIMEVE NGA KREDITË, BANKA E SHQIPËRISË KA VËNË NË DISPOZICION NJË KANAL ANKESASH NË FAQEN E VET:

🟡 Udhëzim i Bankës së Shqipërisë, për qytetarët dhe bizneset për riskedulimin e kësteve të kredisë me subjektet kredimarrëse

Në vijim të njoftimeve të mëparshme, Banka e Shqipërisë rithekson se qytetarët dhe bizneset, gjendja financiare e të cilëve është ndikuar negativisht nga situata e krijuar nga Covid-19 dhe njëkohësisht janë klientë kredimarrës në banka ose subjekte financiare jobanka, kanë mundësi të aplikojnë për procesin e riskedulimit të kësteve të kredisë pranë këtyre subjekteve.

Fillimisht ju nevojitet të aplikoni për shtyrje të afatit të kësteve të kredisë duke shpjeguar vështirësitë financiare si pasojë e situatës së krijuar, tek secila nga banka/subjekte ku keni kredinë.

Për çdo rast, nëse nuk gjeni mirëkuptim me bankat/subjektet ku keni kredinë mund t’i drejtoheni Bankës së Shqipërisë, për të zgjidhur këtë situatë duke na shkruar në adresën e email-it:

🟢[email protected]

Lutemi të specifikoni konkretisht emrin e bankës/subjektit me të cilin keni një marrëdhënie kredie, shpjeguar vështirësitë tuaja financiare si pasojë e situatës së krijuar dhe vënë në dispozicion korrespondencën e plotë që keni pasur me bankat/subjektet.

BANKA E SHQIPËRISË


Shtuar 9.04.2020 11:26