Kanosi me armë kushëririn, arrestohet pas tre vitesh i riu në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar ssot një person i cili rezultonte në kërkim, i dënuar me tre vite burg.

Policia ka arrestuar 25 vjeçarin me inicialet K. D., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me anë të vendimit të formës së prerë Nr. 532, datë 27.11.2018.

Ngjarja ka ndodhur në datën 20 Mars 2017, ku në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, 25 vjeçari dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri kushuririn e tij për motive pronësie.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.


Shtuar 25.02.2020 13:14