Jozefina Topalli bën akuzën e fortë: Rama e Basha kanë qënë gjithmonë bashkë!

“Këta janë dhe kanë qënë gjithmonë bashkë…”

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli reagon pas arritjes së marrëveshjes midis opozitës dhe mazhorancës për reformën zgjedhore, duke nënvizuar se këta janë të gjithë bashkë.

Reagimi i plotë:

7 vite rresht tha se nuk ka zgjedhje me Edi Ramen.

Ne funksion te kesaj beri çader, “revolucion”, dogji mandatet e demokrateve, nuk hyri ne zgjedhje lokale, i dhuroi Rames gjithe Parlamentin pasi i dhuroi mandatin e dyte, i dhuroi te gjitha Keshillat Bashkiake, i dhuroi te gjitha Bashkite…

Dhe ja sot po thote me shkrim se “ashtu ishte loja”

Nuk kerkojne me as qeveri tranzitore, as qeveri kujdestare, as qeveri kalimtare… Sipas Luli Basha- “Rama nuk qenka ai qe thoshte se ishte…”

Keta jane dhe kane qene te gjithë bashke.

Sonte ishin “felici e contenti” me kodin sic ishte.

Kjo kaste politike e korruptuar duhet shkulur!


Shtuar 5.06.2020 20:24