Jetonin vetëm, gruaja gjen pa jetë burrin në banesë në Kuçovë

Një 67-vjeçar është gjetur sot i pajetë në banesën e tij, në Kuçovë.

Mësohet se Bardhyl Ali, jetonte vetëm me gruan. Kjo e fundit ka qenë personi që ka gjetur bashkëshortin të pajetë dhe më pas ka lajmëruar policinë.

Nga të dhënat e para, ekspertët mendojnë se vdekja ka ardhur për shkak të një ataku kardiak.

Viktima jetonte në lagjen “1 Maji”, të qytetit të Kuçovës, vetëm me gruan, pasi djali i tij jeton në Angli, ndërsa vajza në Tiranë.


Shtuar 3.01.2020 15:25