Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës në Sarandë

Ardian Kola, kreu i Kadastrës së Sarandës ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen nga detyra pas drejtimit prej më shumë se 14 muaj të Kadastrës së Sarandës.

Ardian Kola është njëherësh drejtues i degës lokale të Partisë Socialiste në Sarandë në mandatin e tij të dytë.

Mësohet se se dorëheqja, e cila vjen 9 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, lidhet pikërisht me përgatitjet dhe angazhimin total të tij në organizimin e partisë dhe fushatën elektorale për zgjedhjet e 2021.


Shtuar 20.07.2020 20:01