Ish-kreu i bandës së Durrësit e bëri të heqë dorë nga përballja me Bashën? Reagon Rama

“Iku nga Durrësi për në Vlorë, se mori vesh se do shkonte Basha. Thuhet se bëri një takim me Lefter Kokën dhe Indrit Doklen dhe nuk ia morën përsipër, jo i thanë, je i pashpresë…”

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë deklaratat e Berishës se takimi me Lefter Kokën dhe Indrit Doklen, ish kreun e bandës së Durrësit e bëri të heqë dorë nga kandidimi në këtë qark ku do të ishte përballë Bashës.

“Unë kam kohë që nuk e di çfarë thotë paraardhësi im, për moshën që ka duhet lënë në vetminë e tij. I gëzoftë nipat e mbesat.

Shqipërisë nuk ka çfarë iu jep më. Unë personalisht nuk e di çfarë ka thënë, dhe as më interson. Është një person që duhet injoruar plotësisht.”


Shtuar 26.09.2020 18:11