Infermierja rrëfen momentet e dhimbshme: I mbajta duart deri sa dha shpirt, vajza i fliste në telefon

Përballja e mjekëve në reparti e kujdesit intensiv për pacientët me koronavisur është e rëndë në momentet kur një pacient e humb betejën me jetën.

Një infermiere e kujdesit intensiv që punon “në Royal Free Hospital” në Hampstead, në Londrën e Veriut, flet për momentet e fundit që ajo kaloi me një paciente të infektuar të cilës i mbajti duart deri sa ajo dha shpirt.

Juanita Nittla, 42 vjeç thotë se gjthcka që po kalojnë në këto reparte është e rëndë dhe ajo thotë se ka makthe gjatë natës kur shkon të flejë në shtëpi.

Nittla thotë se nuk është në gjendje të flejë pasi mendon për ata që kanë vdekur nën kujdesin e saj dhe ndihet ‘përgjegjëse për vdekjen e dikujt’ kur edhe mbështetja e dhënë nga respiratorët nuk mund të shpëtojë jetën e tyre.

Në rrëfimin shumë emocional, Nittla i tha BBC-së, se si pa edhe një infermiere 50 vjeçare të humbiste betejën e saj me infeksionin.

Një tjetër pacienteje ajo i kishte vendosur tek veshi muzikë, ndërsa i kishte kërkuar vajzës së saj t’i fliste përmes telefonit pasi kishin hequr respiratorin.

‘Pashë në monitor rrahjet e zemrës që u bënë zero, ajo vijë e sheshtë në ekran. Qëndrova pranë saj, duke i mbajtur duart derisa vdiq”.

Më pas tha infermierja hoqi tubat që siguronin ilaçe qetësuese dhe dëgjoi vajzën e pacientes që ende fliste me nënën e saj. Ajo mori celularin dhe i dha lajmin që kishte vdekur.

Pacientja ndërroi jetë më pak se pesë minuta pasi infermierja filloi të fikte respiratorin.

Respiratorët marrin përsipër procesin e frymëmarrjes pasi koronavirusi ka bërë që mushkëritë të dalin jashtë funksionit, shkruan panorama.

Sidoqoftë, për disa pacientë të sëmurë rëndë, mbështetja nga “makina” e frymëmarrjes nuk është e mjaftueshme, dhe mjekët duhet të marrin vendimin e rëndë nëse duhet të tërhiqen nga trajtimi.


Shtuar 22.04.2020 14:45