Infektohet me koronavirus e moshuara në Fier, niset me urgjencë drejt Tiranës

Një grua 86-vjeçare nga Peshtani i Cakranit në Fier është nisur me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë në orët e para të mëngjesit, pasi ka rezultuar pozitive me Covid 19.

E moshuara është paraqitur me komplikacione shëndetësore dhe shenja të virusit, çka ka detyruar mjekët të marrin tampon.

Pas daljes së rezultatit e moshuara, nën masa të forta sigurie është nisur drejt Tiranës ku mësohet se ka mbërritur rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Nga hetime të rastit, paraprakisht është mësuar se e moshuara ka qenë për vizitë tek nipi i saj në Tiranë, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid 19.


Shtuar 16.06.2020 08:19