“Infektohet” Kadastra me COVID-19, një grua shtrohet në spital

Shtatë raste të reja me të infektuar nga koronavirusi konfirmoi këtë të dielë ministria e Shëndetësisë.

Korespondentja e Panorama bën me dije se një prej tyre është gruaja që u dërgua në spital të premten dhe gjashtë të tjerët janë punonjës të Kadastrës në qytet.

Mësohet se gruaja e infektuar me Covid e cila ka nevojë për hospitalizim tregton veshje në një dyqan në qendër të Fierit.

Ndërkaq, punonjësit e Kadastrës janë kontakte të kolegut të tyre në këtë institucion.


Shtuar 19.07.2020 18:13