Zlatan Ibrahimovic vazhdon me deklarata qesharake edhe te Milani.
Sulmuesi suedez që kaloi te skuadra italiane para pak ditësh si transferim i lirë nga La Galaxy do të debutojë nesër ndaj Sampdorias.
Por 38-vjeçari ka thënë se kërkon 70 mijë tifozë të pranishëm në San Siro, ndryshe nuk do të luajë.
“Sa tifozë pritet të jenë nesër në San Siro? 60 mijë? I duam së paku 70 mijë, ndryshe nuk do të luaj”, ka thënë suedezi në formë shakaje për Corriere della Sera.
Suedezi ka thënë më tej se klubi duhet të rikthehet në majat e futbollit pasi aty edhe e ka vendin.