Era e fortë po shkul pemë e objekte në Tiranë, Veliaj ka një thirrje urgjente (FOTO LAJM)

Tirana po përballet me erëra të forta që deri më tani kanë shembur pemën e Krishtlindjes në qendër të kryeqytetit dhe ka shkulur pemë.

Por fatmirësisht ende nuk raportohen njerëz të lënduar.

Me anë të një postimi në Facebook, kryebashkiaku Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve të evitojnë daljet për shkak të erës së fortë.

Veliaj shprehet se qytetarët duhet të evitojnë lëvizjet dhe qëndrimin në vende ku ka objekte apo pemë që rrezikojnë rënien.

“KUJDES erë e fortë në Tiranë, ju lutem evitoni lëvizjet dhe qëndrimin në vënde ku ka objekte apo pemë që rrezikojnë rënien.

Për çdo problem raportoni te numri i emergjencës 112.

Punonjësit tanë ndodhen në terren në ndihmë të çdo qytetari”, shkruan Veliaj.


Shtuar 5.01.2020 15:55