Era e fortë po rrezikon jetën e njerëzve, bie nga pallati në trotuar depozita e ujit (VIDEO)

Era e fortë në Tiranë ka alarmuar banorët të cilët janë izoluar në banesa për shkak të ftohtit dhe pluhrit që ka pushtuar qytetin.

Me erën e fortë kanë ndodhur dhe incidentet e para të cilat mund të rrezikonin jetën e njerëzve.

Pema e Krishtlindjes në qendër të Tiranës është rrëzuar si dhe një pemë e cila ka bllokuar qarkullimin në rrugë, sic mund t’a shikoni në galerinë e bashkëngjitur lajmit.

Në videon brenda lajmit mund të shikoni se si një depozitë në Komunën e Parisit, Tiranë, ka rënë nga pallati në trotuar, ku fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga kalimtarët.

Kryebashkiaku Veliaj ka kërkuar nga qytetarët të evitojnë lëvizjet në qytet për të shmangur ndonjë lëndim për shkak të erës e cila vazhdon të jetë e fortë. /albeu.com/


Shtuar 5.01.2020 16:07