I vuri tritol banesës së shokut, kapet 26 vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Tahir Sinani”, ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në derën e jashtme të banesës së shtetasit Gj. Ll.

Policia bëri të mundur zbardhjen e ngjarjes, si dhe identifikoi dhe arrestoi autorin e dyshuar E. M., 26 vjeç, banues në Tiranë.

26-vjeçari ka pranuar autorësinë dhe është shprehur se shkaku i vendosjes së lëndës eksplozive ka qenë një konflikt që ai kishte patur me djalin e të zotit të banesës.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”.


Shtuar 21.07.2020 13:21