I riu shqiptar habit italianët: Në vetëm një muaj fitoi një “thes” me euro

I riu sipas mediave lokale vendase, kishte mbi 9,000 euro para të gatshme në shtëpi, që besohet se janë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.

Pas raporteve nga qytetarët, policia e vuri nën vëzhgim të riun dhe për disa orë shiti katër doza droge. Më pas ndaluan makinën e të riut dhe e identifikuan.

Gjatë kontrollit pasues në shtëpi, përveç tre pakove me drogë dhe materialit për paketimin e dozave individuale të kokainës, policia gjeti 9,050 €, nga të cilat 23-vjeçari nuk ishte në gjendje të justifikonte. Paratë u sekuestruan gjithashtu.


Shtuar 21.08.2020 18:20