I riu shqiptar “çmendet” në Itali: Puth me zor vajzën dhe e futi në një fuçi

Një i ri shqiptar është vënë në pranga në Itali pasi akuzohet për ngacmim seksual dhe dhunë.

Mediat shkruajnë se i riu ishte në një klub nate në bregdetin e Ravenna të shtunën, ku iu afrua një vajze 21-vjeçare.

Pavarësisht këmbënguljes së tij, vajza e refuzoi dhe u përpoq të largohej. Por i riu shqiptar nuk hoqi dorë dhe e puthi me zor.

Jo gjithçka mbaroi këtu. Situata mori një drejtim tjetër rreth orës 3 të mëngjesit, kur vajza e re arriti në parkingun e klubit dhe synoi të largohej. Shqiptari vrapoi drejt saj, por ajo gjeti forcën për ta kundërshtuar.

Menjëherë pas kësaj, u përball me dhunë pasi shqiptari e futi në një fuçi dhe e torturoi.

Thirrjet e dëshpëruara të vajzës alarmuan personat e tjerë të klubit, të cilët thirrën sigurinë dhe më pas policinë. Stafi i sigurimit të diskos mori shqiptarin, i cili u bllokua derisa arritën autoritetet lokale.


Shtuar 11.02.2020 19:16