I dënuar me 12 vite burg, arrestohet vlonjati i rrezikshëm

Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kanina”, duke kapur dhe ndaliuar shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar, Gladiol Metushaj, 43 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendim të formës së prerë, e ka dënuar me 12 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

43-vjeçari është autori i 5-të i ngjarjes së ndodhur më 19 mars të vitit 2015, në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, ku u kap një sasi lënde narkotike 30 kg, e llojit çokollatë, ngjarje për të cilën u kapën dhe arrestuan në flagrancë dhe 4 shtetas të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 20.04.2020 07:14