Fabregas është i bindur se Messi do ta mbyllë karrierën te Barcelona

Cesc Fabregas ka hedhur poshtë mundësinë për largimin e Leo Messit nga ‘Camp Nou’.

Sipas raportimeve nga Spanja, thuhej se lojtari ka një klauzolë në kontratën e tij që i jep mundësi që të largohet nga Barca në vitin 2021.

Por, ish shoku i tij i skuadrës, Cesc Fabregas, beson që gjithçka është në nivel spekulimesh dhe Messi do ta mbyll karrierën në Barcelonë.

“Unë flas me Messi dhe ideja e tij ka qenë gjithmonë që ta përfundojë karrierën e tij te Barcelona”, ka thënë Fabregas për ‘Cadena Cope’.

“Shumë gjëra mund të ndodhin në një klub, por unë kam besimin e plotë se karriera e tij do të përfundojë te Barca”, ka shtuar spanjolli.

Messi I është bashkuar skuadrës së Barcelonës që në moshën 13 vjeçare.


Shtuar 20.04.2020 07:17