Hynë për të grabitur kokainë, lihen në burg gardisti dhe 5 bashkëpunëtorët

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg gjashtë personat e arrestuar pak ditë më parë për një grabitje me armë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë.

Në burg janë lëmë Spartak Qoku, Petro Sava, Andi Kraja (punonjës banke), Aleks Kala (gardist), Emel Hajdaraj dhe Klaudio Metaj.

Tre prej tyre kanë vendosur një palë shkallë në banesë dhe janë ngjitur për të kryer grabitje.

Kur janë ngjitur lart në banesë janë përleshur me pronarin, i cili ka arritur t’u marrë pistoletën shkruan abcneës.al.

Të nesërmen ata kanë telefonuar pronarin duke e kërcënuar: Jam terroristi i mëngjesit.

Pas telefonatës, pronari, që njihet me pseudonimin Boli, i ka denoncuar nga frika.

Përmes telefonatës që i kanë bërë personat, është bërë i munduar identifikimi dhe arrestimi i tyre.

Pas arrestimit, njëri prej tyre ka rrëfyer se kanë shkuar në banesë për grabitur një sasi prej 4 kg kokainë, por nuk kanë mundur.


Shtuar 18.06.2020 12:32