Një nga prokurorët që ka hetuar cështje të rëndësishme nuk i ka shpëtuar Vettingut.
Blerim Tominaj, prokuror në Prokurorinë e Tiranës është shkarkuar nga detyra.
Shkak për këtë është bërë mosjustifikimi i pasurisë së tij.
Vendimi u mor sot nga KPK, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Tominaj ka qenë në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i emëruar nga ish kryeprokurori Adriatik Llalla.
Tominaj ka shqyrtuar disa dosje të rëndësishme, ku mes tyre renditen edhe hetimet për aksidentin e Sokol Olldashit dhe vrasjet e ndodhura gjatë protestës së 21 Janarit përpara Kryeministrisë.
Kujtojmë se Blerim Tominaj është një nga 10 prokurorët që refuzoi shortin për dosjen “Shullazi” dhe ndaj tij ka nisur hetim disiplinor nga Prokuroria e Përgjithshme.
Hetoi dosje të nxehta, prokurori shkarkohet pasi nuk justifikoi dot pasurinë
