Hapen më 11 maj, zbardhen masat e rrepta me të cilat do të rinisin punën parukeritë

Shqipëria ka vendosur të lejojë rinisjen e punës së salloneve të estetikës.

Më 11 maj, bizneset e trajtimit të flokëve, estetikës, por edhe ato të trajtimin trupor do të hapin aktivitetin e tyre.

Si çdo aktivitet tjetër, i cili është lejuar të punojë në këtë kohë pandemie globale, autoritetet kanë listuar një plan masash higjieno-sanitare, të cilat duhet të respektohen nga subjektet.

Për këtë kategori biznesi, rregullat që duhet të ndiqen janë publikuar në portalin qeveritar e-Albania. Bazuar në këtë protokoll, administratori i subjektit duhet të kryejë çdo ditë vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar.

Sipas euroneës.al, në rast të konfirmimit të simptomave, nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin e Urgjencës Kombëtare.

Gjithashtu, nëse qytetari apo qytetarja shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ai/ajo duhet të karantinohet në një ambient të veçuar të objektit derisa të merren masat përkatëse nga shërbimet shëndetësore.

Krahas masave strikte për punonjësit, ky protokoll tregon edhe mënyrën se si duhe trajtuar klineti. Kështu, në hyrje jashtë ambientit, çdo klient duhet të pajiset me veshje plastike (qese) një përdorimshe për këpucët, të cilat hidhen në kosh në dalje.

Dezinfketimi i objekteve dhe përdorimi i peshqirëve

Klientët të cilët kryejnë shërbime të trajtimit trupor duhet të pajisen me veshje njëpërdorimshme, e cila më pas hidhet në kosh. Objektet ulëse siç janë karriget, poltronat, krevatet, duhet të vishen me mbështjellëse letre të tipit roll-on me njëpërdorim, por në rast se kjo nuk është e realizuesh, subjketi që ofron shërbimin duhet të dezinfektojë këtë objekte për çdo klient.

Sa i përket peshqirëve, ato duhet të jenë të ambalazhuar dhe të përdoren vetëm njëherë për çdo klient, ndërsa pas përdorimit duhet të hidhen mënjëhërë në kosh të mbyllur. Ashtu siç jemi mësuar pothuajse çdo ditë duke kryer dezinfektimin e duarve në markete ku bëjmë pazar, edhe subjektet duhet të garantojnë produktin higjenizues të duarve për personelin, klientët dhe këdo që hyn e del në ambientet e brendshme dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre.


Shtuar 7.05.2020 21:54