Habit Ahmetaj: Borxhin e 2020-ës e morëm për të larë atë të 2010-ës

Ministri Arben Ahmetaj është shprehur se borxhi i marrë së fundmi, Eurobondi prej rreth 650 milionë euro, është për të shlyer borxhet e qeverisë së shkuar, ato të vitit 2010.

I ftuar në “Çim Peka LIVE”, ai tha se Eurobondi është borxh. Dhe një pjesë e mirë do të shkojë që të paguhet borxhi i vitit 2010.

“Eurobondi nuk është i vetmi lajm i mirë. Lajm i mirë i këtyre kohëve është hapja e negociatave. Sot u hap edhe bypass që qeveria e kaluar kishte bërë një mish-mash.

Eurobondi patjetër që është borxh. Një pjesë e mirë do të shkojë të paguhet borxhi i vitit 2010.

Kur ti del në tregun financiar evropian është test. Ti del dhe prezanton të gjitha arritjet dhe mos-arritjet”.

Peka: Çfarë keni dhënë garanci?

Ahmetaj: Fytyrën

Peka: A është Butrinti garanci?

Ahmetaj: Jo.


Shtuar 15.06.2020 19:34