Guxim Gjyriçi mund të jetë ekzekutuar nga një ish-pjestar i Forcave Speciale? (VIDEO)

Sikundër premtoi një ditë më parë, gazetari Artan Hoxha ka publikuar videon nga largimi i atentatorëve të Guxim Gjyriçit në Tropojë, duke theksuar se i frikësohet një rifillimi të vrasjeve në këtë qytet.

Hoxha tha se dyshohet se pas vrasjes fshihet një ish-pjestar i Forcave Speciale të Shqipërisë. Po kështu, dyshimet janë edhe për një personazh shumë të fuqishëm i botës së krimit në zonë. Gazetari tha ndër të tjera se fakti që në skemën e krimit ka pasur vrasës profesionistë, është e pamundur që të mos kenë pasur mbështetje. Këtu i referohet personave që kanë qenë ndihmës, e mbi të gjitha që e njohin mirë qytetin.

“Dyshohet se është një pjestar i Forcave Speciale dhe po verifikohet vendi ku ai ishte në momentin e ngjarjes. Dyshimet janë edhe për një personazh shumë të fuqishëm i botës së krimit në zonë. Nuk është përjashtuar edhe një kombinacion i këtij grupi personash të jenë bërë bashke për të goditur. Kjo gjë ka ndodhur edhe kur u sulmuan Haklajt, dhe aty kishte disa grupe që u bashkuan kundër tyre”, tha Hoxha.

“Shumë qytetarë të Tropojës kanë mbetur të tronditur nga efekti i kësaj ngjarje, e cila ka tronditur opinionin. Policia atje ka nje prezencë minimale, nuk arrinin dot të ndalonin vrasjet. Ajo që del nga ngjarja e fundit dhe që është pjesë e hetimit është arma e përdorur.

Goditja mbas shpine që i është bërë viktimës, fakti që në skemën e krimit ka pasur vrasës profesionistë, është e pamundur që të mos kenë pasur mbështetje. Ka ndihmës, dhe persona që e njohin mirë qytetin. Mund të jetë më orgjinë apo të ketë banuar aty.

Kjo ngjarje do të ketë vijim, do të kemi informacione të tjera që nuk u publikuan sot. Qëllimi është që të parandalohen ngjarjet e tjera. Një dekadë e gjysëm ai vend u kthye i pabanueshëm. Sot jemi 11 ditë mbas një ngjarjes e cila rrezikon të kthejë një situatë e cila nuk do ta dëshironte askush“, theksoi ndër të tjera gazetari. /abcnews


Shtuar 16.01.2020 17:50