Grabitja me armë e postës private në Tiranë, policia zbardh ngjarjen

Pak minuta pas grabitjes me armë zjarri në Tiranë, ka reaguar policia e Shtetit.

Dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi lekësh dhe janë larguar me një mjet motoçikletë.

Uniformat blu njoftojnë se janë ngritur pika kontrolli, në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës.

Njoftim:

Tiranë/Informacion paraprak

Në datë 16.06.2020, rreth orës 21:50, prane sheshit “Shqiponja”, në një zyrë postare private, dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi lekësh dhe janë larguar me një mjet motoçikletë.

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli. Policia ka shpërndarë në këto pika, identikitet e autorëve.

Forcat e Policisë po krehin zonën dhe vijojnë kontrollet edhe në parkingje e ambiente të ndryshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorëve.

Policia e Shtetit fton çdo qytetar që mund të ketë të dhëna mbi autorët, të telefonojnë falas në 112, duke u garantuar anonimatin. /albeu.com/


Shtuar 16.06.2020 21:20