Gjuzi shkon me llastiqe në emision: Mi dha një fëmijë të gjuaj Ramën se e ka lënë pa bukë

Deputeti Kujtim Gjuzi është shprehur se në këtë kohë pandemie shumë shqiptarë janë jetojnë në varfëri.

Gjatë një momenti në studion e ”360 gradë” të Artur Zhejit, ai nxori nga xhepi 1 palë llastiqe dhe u shpreh se ia kishte dhënë një fëmijë i komuniteti egjiptian për të gjuajtur Ramën, se e ka lënë pa bukë.

Deputeti theksoi më tej se llastiqet do ia çojë Ramës në Kuvend.

“Isha në familje të komunitetit egjiptiani, më dha një palë llastiqe dhe më tha gjuaj Edi Ramën në parlament se më ka lënë pa bukë.

I thash që do ta marr llastikun dhe ai nuk kishte se çfarë të thoshte tjetër. Do t’ia çoj Ramës në Parlament.”, u shpreh Kujtim Gjuzi.


Shtuar 5.05.2020 07:55