Gjirokastra që prej orës 4 pa drita, OSHEE lë pa përgjigje banorët

Lagjia ish-SMT në qytetin e Gjirokastres vuan prej disa kohësh mungesën e energjisë elektrike.

Ditën e sotme banorët e kësaj pjese të qytetit kanë që prej orës 4 pa energji elektrike.

Ne këtë lagje banojnë rreth 120 familje.

Edhe pse janë ankuar tek OSHEE, përgjigjia e këtyre të fundit është se po punojnë në zonën industriale, duke mos u konfirmuar banorëve një orar të saktë se kur mund të rikthehet energjia elektrike.


Shtuar 7.10.2020 18:11