Pandemia shtoi pasurinë e më të pasurve të botës me 27%

Edhe pse e gjithë bota është përfolur se po kalon momene të vëshira nga ana ekonomike, miliarderët vijojnë të fuqizohen.

Ata raportuan fitime kolosale ndërkohe kriza shëndetësore ka rrënuar miliona familje të varfra në të gjithë vendet e botës.

Një raport i bankës zvicerjane UBS tha se më të pasurit shtuan pasurinë e tyre me 27.5% nga marsi deri në korrik të këtij viti, në $10.2 trilionë.

Kjo është më e lartë sesa përfitimet prej $8.9 trilionë të më të pasurve në fund të 2017 që asokohe erdhi nga rritja e çmimeve të aksioneve.
UBS tha gjithashtu se numri i miliarderëve ishte rritur në 2,189, nga 2,158 në 2017.

Raporti vjen në të njëjtën kohë kur Banka Botërore thotë se pandemia ka varfëruar miliona vetë në të gjithë botën.

Miliarderët e teknologjisë kishin shtuar pasurinë e tyre me 41%, teksa UBS tha se kjo erdhi prej “rritjes së kërkesës për mallrat e shërbimet e tyre nga koronavirusi”, ndërsa rregullat e distancimit social kishin shtuar përdorimin e kontakteve dixhitale.

Miliarderët e farmaceutikës kishin përfituar pasi pandemia kishte sjellë në vëmendje kompanitë e prodhimit të pajisjeve mjekësore.

Kreu i Amazon Jeff Bezos dhe ai i Tesla, Elon Musk patën fitime të larta kësaj vere prej rritjes së çmimit të aksioneve në kompanitë e tyre.

Raporti tha se gjatë 11 vjetëve të fundit miliarderët e Kinës kishin shtuar pasurinë e tyre me 1,146% por akumulimi më i madh i pasurisë mbetej në SHBA, miliarderët e të cilës zotërojnë $3.5 trilionë, në krahasim me $1.7 trilionë të Kinës.

Sipas raportit, miliarderët e Britanisë zotëronin $205 miliardë, ata të Gjermanisë $595 miliardë dhe të Frances $443 miliardë.


Shtuar 7.10.2020 18:11