“Mashkulli që është mashkull duhet fokusuar vetëm te 1 jo te 100”, Emini shpreh hapur ndjenjat

Pas Arbrit, i cili konfirmoi se në emision është vetëm për Tean, edhe Emini konfirmoi një gjë të tillë për Anën.

Ai ishte në një takim me bukuroshen brune dhe i tha se në studio ndodhet vetëm për të.

Këtë zgjedhje ai e lidhi me faktin se me Anën janë dy karaktere të ngjashme. I pyetur nga konkurrentët e tjerë se përse kjo zgjedhje, Emini u përgjigj:

“Mashkulli që është mashkull duhet fokusuar vetëm te 1 jo te 100”.

Pasi konfirmoi se në emision ndodhet për të, Ana kërkoi nga Emini që ta vërtetonte një gjë të tillë.

Ndërkohë djali këmbëngulte para bukuroshes brune se çfarë kërkon ajo, ai është i gatshëm për ta bërë. Ndërkohë Ana i tha vërtetoje se këtu je për mua e jo për show. Pikërisht në këtë moment Emini zgjodhi të largohet nga emisioni; ai e cilësoi si të tepërt këtë “provokim” dhe tha se askush nuk tallet me të.

Pasi u përshëndet me të gjithë konkurrentët ai doli nga studio. Por menjëherë në ndjekje iu vendos Ana, e cila i tha se e gjitha ishte një provokim dhe se atë e ka shumë përzemër. E gjithë situata u normalizua nga një përqafim i ngrohtë mes palëve.


Shtuar 7.10.2020 18:01