Gazetari thotë se nesër publikon videon: E kam vonuar për të marr informacion zyrtar

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar zbuloi të tjera fakte dhe të dhëna për vrasjen e biznesmenit Guxim Gjyriçi në Tropojë. Ngjarja ka ndodhur më 5 Janar por deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar apo të ndaluar.

Gazetari tha se “ekzekutori ka qenë vrasës profesionisht dhe ka qëlluar 13 herë me pistoletë glock”. Kjo ngjarje është lënë në hije dhe është nënvlerësuar nga institucionet ligjzbatuese”, u shpreh gazetari. Ai deklaroi se nesër do të publikojë një material të plotë filmik për këtë ngjarje tronditëse.

Artan Hoxha: Unë kam qenë në Tropojë për të marrë informacion. Nesër do ta kem gati një material të plotë, por e kam vonuar për të marrë një informacion zyrtar. Ka pasur sensibilitet të madh për ngjarjen enë Rrëshenit, Mallkastrës dhe Paskuqanit, për Tropojën është larg nuk ka shkuar media dhe pothuasje është harruar. Ne këtë duhet të bëjmë të merremi më shumë me vrasje si kjo e Tropojës, sepse mund të ketë zinxhir vrasjesh.

Ai që u vra në Tropojë nuk kishte asnjë ngarkese kriminale. U vra sapo mbylli lokalin e vet në një vend të ndriçuar dhe është ndryshe nga sa është raportuar deri më tani. Gjuriçi nuk është goditur me kallashnikov nga makina.

Ekzekutori ka qëlluar me pistoletë dhe nuk është vetëm një makinë. Ka qëlluar me një pistoletë glock me siguri të lartë, me efekshmëri të lartë. Ka qëlluar me 13 plumba që duket se ka dufin brenda.

Viktima ka ndenjur 40 minuta aty, për 40 minuta mund të shkosh deri tek Qafa e Morinës. Pra mund të kalosh në Kosovë dhe për 30 min të tjera ke kapur aeroportin e Prishtinës.

Me këtë dua të them se duke e lënë viktimën 40 minuta në rrugë i është dhënë kohë autorit të largohet nga territori. Shqetësimi tjetër është se gjithë ngjarja i është lënë në dorë një hetuesi si dhe kanë çuar një tjeter nga Kukësi. Unë mendoj se duhet të ketë grup atje të hetojë për ngjarjen.

Në Tropojë konstatova se sa shkonte ora 16:00 njerëzve, të cilët shoqërohesha, u binte telefoni “hajde në shtëpi se u errësua”. Pra kjo vrasje ka prishur qetësinë njerëzve, u ka futur frikën, – tha Hoxha./abcnews


Shtuar 15.01.2020 22:48