Ftohtë sikur të ishte dimër, moti nuk e ndan mendjen

Këtë të enjte moti do të jetë me kthjellime në zonën e Ultësirës perëndimore dhe vranësira mesatare në zonat malore.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NË) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të pësojnë rënie në mëngjes dhe rritje në mesditë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore -5/8°C

Zonat e ulëta 2/15°C

Zonat bregdetare 3/16°C.


Shtuar 2.04.2020 06:14